Thëniet e Kennedy që hynë në histori (VIDEO)

30/05/2017 00:00

Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u lind në Brookline, Massachusetts, më 29 maj 1917.

Në librarinë që mban emrin e tij, John Fitzgerald Kennedy, është ndezur një dritë për të shënuar këtë përvjetor.

Kennedy kërkonte të bënte një botë më të mirë, shkruajnë admiruesit e historisë së tij. Shprehja e tij u bë moto për mjaft njerëz dhe është mjaft aktuale edhe sot: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi për ju, por çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.

Ai u vra më 22 nëntor 1963 në Dallas të Teksasit, në moshën 46-vjeçare. Vdekja e tij ka ende mjaft mistere të pazbuluara.

Top Channel