Barça zyrtarizon trajnerin e ri

30/05/2017 00:00

Ernesto Valverde është zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i klubit katalanas Bartomeu në një konferencë për shtyp për t’u pasqyruar edhe në komunikatën e klubit në faqen e tij të internetit.

Ernesto Valverde, që deri në fund të këtij sezoni ishte në stolin e Atletik Bilbaos, do të firmose më Barcelonën një kontratë 2-vjeçare me opsion edhe për një të tretë, ndërkohë që prezantimi i tij do të bëhet ditën e enjte.

Për Ernesto Valverden kjo është një aventurë e dytë me Barcelonën. Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadre edhe në periudhën 1988-1990, por si futbollist quke qenë nën urdhrat e Johan Cruyff.

Në atë kohë ai ka mundur të fitojë më katalanasit Kupën e Kupave të Evropës dhe Kupën e Mbretit. Si trajner, përveç Atletik Bilbaos, Valverde ka drejtuar edhe Olympiakos, Espanyol-in, Villarreal e Valencia-n.

Top Channel