Manchester City, pranë firmës me portierin Ederson

29/05/2017 00:00

Pasi siguroi Bernardo Silvën, Manchester City po bëhet gati të përfundojë një tjetër blerje.

Bëhet fjalë për portierin e Benfikës, Ederson Moraes, për kartonin e të cilit, mediet britanike thonë se “Citizens” do të paguajnë 33 milionë paund, gjë që përbën një rekord për Premier League përsa i përket merkatos së portierëve.

Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median angleze, tashmë 23-vjeçari brazilian ndodhet në Manchester për të nënshkruar kontratën me skuadrën e tij të re ditën e martë.

Ederson do të zëvendësojë Willy Caballero te Manchester City, portier që u la i lirë nga klubi anglez, ashtu sikurse edhe disa futbollistë të tjerë që ishin në përfundim të kontratave të tyre.

Blerja e Ederson do të thotë se Manchester City tërhiqet përfundimisht nga gara për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Top Channel