70-vjeçarja zbulon sekretin e linjave të saj

29/05/2017 00:00

Carolyn Hartz është 70 vjeç, por fizikun e saj do ta kishin zili plot vajza të reja. Australianja, nënë e 3 fëmijëve, e ka një sekret: ka 28 vite që nuk prek më sheqer me duar. Prej kohësh ka hequr dorë po ashtu nga ushqimet me gluten.

“Kujdes çfarë ha dhe jepu këmbëve”, është këshilla e saj për femrat që duan të qëndrojnë në formë edhe pa frekuentuar palestrën.

“Shumë gra mbi të 50-at mendojnë se thjesht nuk është e mundur të ruash linjat pas kësaj moshe. Kam folur madje edhe me gra mbi 40 vjeç, të cilat kanë pasur fëmijë, që druhen se nuk do ta rifitojnë më formën e mëparshme fizike”, tha Carolyn Hartz.

Autorja e librit “Ëmbëlsira pa sheqer” nuk e ka përdorur kurrë moshën si justifikim për ta lëshuar veten.

Përpara 30 vitesh ishte një diagnozë për rrezikun nga diabeti, që e detyroi australianen të hiqte dorë për një vit nga “cheesecak”-u i përditshëm në mëngjes, biskotat pasdite dhe të gjitha ëmbëlsirat e tjera, në mënyrë që të mbante nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

“Pas një viti pashë sesa të mira kisha përfituar nga heqja e sheqerit, – kujton ajo. – Ndaj vendosa të mos i kthehem më”. Carolyn nuk është për dieta drastike, por thjesht për të ushqyerin e shëndetshëm dhe këmbëngul sidomos të bëhet kujdes e të mos teprohet me sasinë.

Top Channel