Aksident i frikshëm në Indianapolis

29/05/2017 00:00

Gara e këtij viti në Indianapolis shënoi një aksident shumë të frikshëm.

Protagonsit ishte Scott Dixon. Piloti nga Zelanda e Re u përplas fort me Jay Hoëard në xhiron e 53-të, makina e të cilit fluturoi në ajër e u përplas me murin duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Për fat të mirë, pilotët nuk vuajtën pasoja nga ky aksident.

Komisarët e garës vendosën menjëherë ndërprerjen e garës, që zgjati për 30 minuta.

Top Channel