Ja si do të jetë parkingu nëntokësor (VIDEO)

29/05/2017 00:00

Sheshi “Skënderbej” do të hapet si qendër pedonale me 5 qershor, por kreu i bashkisë Erion Veliaj ka publikuar video të parkingut nëntokësor.

Parkingu do të ketë një kapacitet prej 358 vendesh, duke i dhënë zgjidhje problemit të parkimit të automjeteve në zonën e qendrës së qytetit.

Punimet kanë hyrë në fazën finale, ku po punohet për detajet e fundit.  Projekti parashikon që hapësira të këtij parkingu, të mund të përdoren edhe për aktivitete të ndryshme siç mund të jenë panairet.

Për herë të parë, do të instalohet edhe një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që pëdorin energji elektrike, duk e renditur Tiranës mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë.

Top Channel