Ferrari “pushton” Montekarlon

28/05/2017 00:00

Sebastian Vettel fitoi Çmimin e Madh të Monakos dhe forcoi pozitat e tij në krye të klasifikimit për pilotë në Botërorin e Formulës 1.

Piloti gjerman i Ferrarit la pas shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen dhe pilotin e Red Bullit, Daniel Ricciardo.

Ferrari kishte që nga viti 2010 (Çmimi i Madh i Gjermanisë) që nuk përfundonte një garë në vend të parë dhe të dytë, ndërsa suksesi në Monako i mungonte skuadrës italiane që nga viti 2001, me Michael Schumacher.

Vetëm në vend të shtatë Lewis Hamilton, i cili e sheh veten tashmë 25 pikë pas Vettelit.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel