Divjakë e Kavajë, dy të rinj humbin jetën

28/05/2017 00:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Mize të Divjakës, kur dy të rinj, të cilët udhëtonin me një motorçikletë, janë përplasur me një automjet tip Benz.

Rrugës për në spital ka humbur jetën, si pasojë e plagëve të marra, 25-vjeçari Ledio Sema, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake mësohet se, shkak i aksidentit ka qenë hyrja e automjetit nga një rrugë dytësore në aksin e njohur si Pushimi i shoferit-Divjakë.

Shoferi 32-vjeçar u ndalua nga policia.

Në një tjetër aksident tragjik, në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, një adoleshent u përplas nga një mjet. 16-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes. Ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat.

Top Channel