Griezmann përgënjeshtron: Nuk shkoj te Man. United

27/05/2017 00:00

Emri i Antoine Griezmann kohët e fundit është lidhur shumë me atë të Manchester United, madje është folur për arritjen e një marrëveshje mes tij dhe “djajve të kuq” për transferimin në Premier League sezonin e ardhshëm. Por sulmuesi i Atletico Madrid i hodhi poshtë këto zëra nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Të gjitha lajmet e publikuara janë të pabaza”, thekson Griezmann në postimin e tij. “Jam ende pjesë e Los Colchioneros. Gjithçka do të vendoset pasi të kem biseduar me këshilltarin tim sportiv”.

Zërat për largimin nga Atletico Madrid në të vërtetë u shtuan nga vetë Griezmann nëpërmjet autobiografisë së tij ku theksonte se dëshironte të fitonte tituj pasi në Spanjë këtë e arrin vetëm me Barcelonën ose Realin e Madridit. por jo vetëm kaq, në fillim të kësaj jave sulmuesi francez në një intervistë se mundësitë që ai të shkonte te Manchester United ishin 60%.

Antoine Griezmann ka me Atletico Madrid një kontratë që skadon në 2021 me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 100 milionë euro. Në këtë sezon francezi ka shënuar 26 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet me skuadrën e drejtuar nga Diego Pablo Simeone.

Top Channel