Kosovë, Mustafa: Prioritet, ekonomia dhe punësimi

26/05/2017 00:00

Kryeministri në ikje i Kosovës, Isa Mustafa ka publikuar prioritetet që do të ndjekë qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme.

“Prioritet i të gjitha prioriteteve për Kosovën është zhvillimi i shpejtë ekonomik dhe rënia e papunësisë në tregues njëshifror”, ka deklaruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ai ka theksuar se koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka programin më të qartë për të arritur këto objektiva.

“Ka njerëz me dije politike, shkenëcore dhe biznesi. Ka guximin e duhur!”, ka thënë më tej Mustafa.

Top Channel