Turneu i mundjes në Kosovë, merr pjesë edhe Kukësi

27/05/2017 00:00

Federata Kosovare e Mundjes nderon mjeshtrin e këtij sporti Mentas Alajsbegut duke organizuar turneun e përvitshëm përkujtimor.

Në këtë eveniment morën pjesë sportistë dhe sportiste të kategorive të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Kukësi ishte skuadra që prezantoi mundjen shqiptare në këtë turne që sipas Kryetarit të Klubit ‘Prizrenit’ Sylejman Shala është një vijim i punës së Alajsbegut.

Këtë aktivitet mundjeje, që është kthyer në një traditë në Kosove, e vizitoi edhe kryeparlamentati në detyrë i vendit, Kadri Veseli dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve lokale.

Në këtë turne u panë ndeshje të një niveli të mirë nga të gjithë sportistët pjesëmarrës dhe në fund të tij u dhanë çmime për ekipet dhe individët më të mirë të kësaj ngjarjeje sportive.

Top Channel