Macet kanë 9 jetë, por kjo ka tre bishta (VIDEO)

27/05/2017 00:00

Një mace me tre bishta është parë në kopshtet e Pekinit, kryeqytetit kinez. Felini është kapur në kamera nga dy studentë pasditen e 24 majit.

Kafsha duket mjaft ne formë, teksa largohet menjëherë sapo sheh kamerën. “Oh Zot!”, dëgjohet të thotë një grua e re duke bërtitur në video pasi ka parë kafshën e jashtëzakonshme në zonën rezidenciale të quajtur Mayland Garden.

Macja ktheu kokën për të parë të panjohurit dhe më pas u largua me shpejtësi, për tu zhdukur nga pamja.

Top Channel