Ben Stiller i jep fund martesës pas 17 vitesh

27/05/2017 00:00

Aktorët Ben Stiller dhe Christine Taylor i kanë dhënë fund martesës pas 17 vitesh.

Ndarja e tyre u raportua të premten, ku të dy kanë dhënë një deklaratë të përbashkët.

“Me një dashuri dhe respekt të madh për njëri-tjetrin, dhe 18 vite që kaluam bashkë si çift, ne kemi marrë vendimin të ndahemi”, kanë thënë Stiller dhe Taylor në ET.

“Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë rritja e fëmijëve tanë si prindër të devotshëm dhe miq të ngushtë. Ne kërkojmë me mirësjellje që media të respektojë privatësinë tonë”, vijon më tej deklarata.

Çifti u martua në 2000 në një ceremoni në breg të oqeanit në Kauai dhe kanë dy fëmijë, vajzën Ella Olivia, 15 vjeç dhe Quinlin Dempsey 12.

Prej vitesh çifti ka luajtur në disa komedi, përfshi Zoolander, Zoolander2, Dodgeball etj.

Top Channel