Liam Gallagher debuton si solist

26/05/2017 00:00

Liam Gallagher, figura kyçe e bandës muzikore angleze Oasis, po hedh hapat drejt një karriere si solist.

Ai ka njoftuar titullin e këngës së tij debutuese, “Wall of glass”, e para e albumit që pritet të dalë në muajt e ardhshëm, “As You Were”.

Kënga e përfaqëson Liam nga një këndvështrim tjetër, pavarësisht se ai ruan karakteristikat që e bënë një artist të famshëm dhe influent.

Me rastin e lajmit për këngën, Gallagher ka njoftuar edhe zhvillimin e një turi të vogël si solist në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

Turi do të nisë më 30 qershor dhe të gjitha fitimet do t’i dhurohen fondacionit “We Love Manchester Emergency Fund”, për viktimat e sulmit terrorist të së hënës.

Top Channel