Vonesa në konferencat e shtypit, Conte qeras gazetarët

26/05/2017 00:00

Përpikmëria nuk ka qenë arma e fortë e Antonio Contes gjatë daljes për gazetarët sportive përgjatë gjithë Premier Ligës.

E për këtë, trajneri i kampionëve të sapo shpallur të Anglisë pagoi “haraçin”.

I kritikuar shpesh nga gazetarët për vonesat në daljet për mediat, Conte u tha në një rast se do t’i qeraste me një drektë në shenjë ndjese për këtë.

Dhe fjala e dhënë duhet mbajtur. Conte i ofroi një grupi gazetarësh një drekë para se të niste konferencën që i paraprin ndeshjes me Arsenalin në finalen e FA Cup.

Sa për informacion…edhe në këtë konferencë, trajneri italian u shfaq me vonesë. 

Top Channel