Fushata, Nikolla: Do realizojmë reformat

26/05/2017 00:00

Në një takim me përfaqësues të bizneseve të Lezhës, kryesuesja e listës së Partisë Socialiste për këtë qark, Lindita Nikolla ka theksuar se ata janë partner i rëndësishëm për qeverinë dhe se mbështetja për ta do të vijojë dhe në mandatin e ardhshëm.

“Do të punojmë me të njëjtën vendosmëri, përkushtim dhe me të njëjtën kokëfortësi siç bëmë për reformën në drejtësi për më shumë punësim dhe mirëqënie”, ka deklaruar Nikolla.

Gjosha: LSI do mbështesë sektorin fason

Fokusi tek biznesi ka qenë dhe për kryesuesen e listës së LSI-së për Tiranën, Klajda Gjosha, e cila është takuar me punonjëset e një fasonerie në kryeqytet, ku veç mbështetjes së LSI për këtë biznes ka premtuar dhe mbështetje më të madhe për arsimin profesional.

“Biznesi fason për LSI-në ka qenë gjithmonë një prioritet. Kemi qenë gjithmonë n? mbështetje të biznesit fason, e para sepse punësohen shumë gra, e dyta sepse kur punëson një grua ti normalisht i ke dh?n? shans t? gjithë familjes. Biznesi k?t? e ka një problem të madh sepse i duhet shumë kohë që t’i marrë e t’i trajnojë vajzat dhe gratë një herë dhe më pas të b?jn? dhe periudhën e provës dhe të punësohen. Ato që realisht kanë b?r? një pun? të mirë, apo që dinë ta b?jn? k?t? pun? sa më mirë sepse produktet duhen të jenë sa më cilësore”, ka deklaruar Gjosha.

Gjiknuri me të moshuarit: Rritëm pensionet

Nga Vlora, Damian Gjiknuri, në një takim me pensionistët është ndalur tek reforma e pensioneve të qeverisë.

“U bënë disa gjëra, nuk janë bërë të gjitha. U sigurua edhe një pension minimal për fshatin, gjë që ka qenë e pamundur më parë dhe kjo u bë në sajë të reformave të qeverisë së Edi Ramës. Së dyti, edhe për 6600 veteranë, pati një rritje çka më parë nuk kishte ndodhur. Edhe me mundësitë e pakta për shkak të vështirësive të këtyre katër viteve, bëmë të mundur edhe një rritje modeste të pensioneve e cila po ju them se në katër vjeçarin e ardhshëm do të vazhdojë”, ka thënë Gjiknuri.

Top Channel