Festivali “VIVID Sydney”

26/05/2017 00:00

Sydney po ofron një shfaqje spektakolare dritash, kreativiteti, muzikore dhe idesh, me rastin e të ashtuquajturit Festivali “Vivid”, që nisi zyrtarisht mbrëmjen e së enjtes.

Më shumë se 180 artistë ndërkombëtare dhe vendas kanë krijuar instalacione dritash dhe projeksione, që do të ndriçojnë ndërtesat ikonë dhe monumentet e qytetit, përfshire “Sydney Harbour Bridge”, Muzeun e Arteve Kontemporane, Shtëpinë e Operës, sikurse edhe sfondet e pemëve gjigante e shkëmbinjve natyralë në Kopshtin Botanik mbretëror.

Për 23 ditë me radhë, monumentet do të shndërrohen në një botë të papërshkrueshme ngjyrash, ku do të projektohen krijesa imagjinare nga më të shumëllojshmet. Efektet speciale dhe animimet do të jenë elementë të pandashëm të festivalit.

Në vitin 2016, një numër rekord prej 2.31 milionë vizitorësh mbërriten në kryeqytetin australian, për të parë nga afër magjinë e dritave, ndërsa organizatorët shpresojnë që këtë vit, “Vivid Sydney” të kontribuojë me më shumë se 110 milionë dollare të ardhura në ekonominë shtetërore.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel