Stadiumi i ri i Mitrovicës, premtim fushate apo projekt?

26/05/2017 00:00

Stadiumi aktual i Mitrovicës ka një kapacitet prej 18 mijë vendesh, por edhe një projekt rinovimi që do ta përshtasë më mirë me normat e UEFA-s dhe të FIFA-s.

Realiteti i ri i futbollit kosovar, si në rang përfaqësuesesh, ashtu dhe në turnetë për klube, imponon ndryshime në qytetin e ndarë, e këtë radhë ishte subjekt i vizitave të politikanëve.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti tha se përmes investimeve në sport do të fuqizojnë potencialin e të rinjve për të shfaqur talentet kudo në botë. Hoti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka biseduar me sportistët në Mitrovicë, ku edhe u ka shpalosur programin e tij për zhvillimin e sportit.

Sipas zyrtarëve, “Stadiumi Olimpik” në Mitrovicë është në fazën përfundimtare të kryerjes së punimeve dhe shumë shpejt do të jetë gati për garat ndërkombëtare.

Impianti aktual me emrin “Adem Jashari” shërben për të pritur ndeshjet e Trepçës në Superligën e Kosovës.

Top Channel