Champions, Juve-Real do të luhet në stadium të mbyllur

26/05/2017 00:00

Juventus-Real Madrid nuk do të jetë një finale si gjithë të tjerat në Champions League.

Për herë të parë, 90 minutat e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube do të zhvillohen në një impiant tërësisht të mbuluar.

Lajmi konfirmohet nga UEFA, që ka vendosur të mbyllë “çatinë” e stadiumit “Millennium”, duke e përfshirë këtë veprim në vazhdën e masave ekstreme të sigurisë për të luftuar terrorizmin.

Por përse merret një vendim i tillë? Ekziston frika se mund të ndërmerren sulme nga ajri përmes “drone”-ve.

“Millennium Stadium” në Kardif të Uellsit është vërtet një impiant modern, teksa në të kaluarën është mbyllur edhe me raste koncertesh apo ndeshjesh regbie.

Top Channel