IAAF jep lejen, 12 atletë rusë mund të garojnë

26/05/2017 00:00

Atletët rusë nisën përgatitjet e tyre për sezonin veri teksa u mblodhën në resortin Black Sea në qytetin e Sochit. Për shkak të dopingut Federata Ruse e Atletikës është e pezulluar nga aktivitetet ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe botërorin e Atletikës që do të zhvillohet në Londër në muajin gusht.

Por 12 sportistë të këtij vendi kanë mundur të marrin lejen nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës që të garojnë në arenën ndërkombëtare. Sipas IAAF këta sportistë i plotësuan kriteret e përzgjedhjes dhe do të garojnë si neutralë në evenimentet ku do të regjistrohen.

Një prej sportisteve që siguruan të drejtën për të garuar ishte sprinterja Kristina Sivkova, e cila ka qenë e pranishme edhe në Meetingun e Montgeron në Francë të zhvilluar në 13 maj. Ajo pritet të jetë edhe në Filothei Women Gala në Greqi në fund të këtij muaji

Po kështu do të jetë në pistat e atletikës dhe Anzhelika Sidorova në kërcimin me shkop. Kjo e fundit pritet të garojë në Diamond League të Romës në 8 qershor. Për Sidorovën ky do të jetë një kthim në aktivitetet ndërkombëtare pas 2 vitesh.

Top Channel