Frika nga sulmet, Kardifi anulon zonat e tifozëve

26/05/2017 00:00

Britania e Madhe po përjeton ditë të vështira pas sulmit terrorist të së hënës në Manchester gjatë koncertit të Ariana Grande. Është një situatë që ka shtyrë drejtuesit e Bashkisë së Cardiffit që të anulojnë punën për përgatitjet e zonave të Tifozëve për finalen e Ligës së Kampioneve mes Juventusit dhe Realit të Madridit që do të luhet në 3 qershor.

E gjithë kjo bëhet me synimin që të mos krijohen grupime të mëdha njerëzish pasi mund të bëhen objekt i ndonjë sulmi tjetër terrorist.

UEFA nuk e ka konfirmuar ende këtë lajm, por shumë shpejt do t’i duhet të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje. Zonat e tifozëve ishin parashikuar të krijoheshin rreth 800 m larg ‘Millennuium Stadium’.

Ajo për tifozët e Realit do të ishte në afërsi të ‘Churchill Way’, ndërsa zona e  atyre të Juventusit ishte rezervuar në ‘Callaghan Square’.

Por jo vetëm kaq, tifozëve iu këshillua gjithashtu që të hyjnë menjëherë në stadium, ku do të luhet kjo finale e madhe sfidë, e cila do të nisë nën ritmin i muzikës së Black Eyed Peas.

Top Channel