Conte rri tek Chelsea: Projektojmë të ardhmen

26/05/2017 00:00

Antonio Conte i jep përgjigjen përfundimtare Interit në lidhje me të ardhmen e tij. Në një intervistë për të përditshmen italiane ‘Corriere della Sera’, trajneri italian konfirmoi qëndrimin e tij te Chelsea duke theksuar se ka një kontratë për të respektuar me Blutë e Londrës.

“Po projektojmë të ardhmen me Chelsean. Baza ekziston, kemi 13-14 lojtarë shumë të mirë. Por për vitin tjetër me Ligën e Kampioneve në kalendar, duhet të përforcojmë skuadrën me elementë të rinj e cilësorë. Me Chelsean kam edhe 2 vjet kontratë, drejtuesit po më vlerësojnë e po mbështesin idetë dhe projektin tim per te ardhmen”, u shpreh Conte.

Por jo vetëm kaq, Conte konfirmoi gjithashtu se për momentin nuk ka ndërmend tyë kthehet në Itali.

“Unë dhe bashkëshortja ime preferuam që të prisnim në 6 muajt e parë. Ajo duhet të vinte në Londër në janar, por nuk donim të shkëpusnim vajzën tonë nga shkolla në mes të vitit akademik. Vitin tjetër familja ime do transferohet në Londër”, sqaroi Conte.

Top Channel