“Top Gun” rikthehet në ekran

24/05/2017 00:00

Tom Cruise e ndien ende nevojën e shpejtësisë së lartë dhe thotë se, vazhdimi i filmit të famshëm të tij aksion të vitit 1986, “Top Gun” do të ndodhë patjetër.

Aktori është duke promovuar filmin e tij fundit “The Mummy”, por kur u pyet në emisionin televiziv australian “Sunrise” nëse ishin të vërteta theshethemet mbi një “Top Gun 2”, ai dha këtë përgjigje:

“Është e gjitha e vërtetë. Ka shumë mundësi që xhirimet të fillojnë vitin tjetër. Është duke ndodhur vërtet”, tha Tom Cruise.

Te “Top Gun”, Cruise interpreton Maverick, njëri prej studentëve më të mirë të kampit stërvitor amerikan për pilotët elitarë të avionëve luftarakë të SHBA-ve.

Filmi i “Paramount Pictures” ishte platforma e lëshimit të karrierës së aktorit, duke e kthyer në një yll botëror, ndërsa në mbarë globin solli të ardhura që kapërcenin 350 milionë dollarët.

Javën që shkoi, producenti i “Top Gun”, Jerry Bruckheimer hodhi në “Twitter” një foto me Cruise, në 31-vjetorin e ditës kur “Top Gun” ngrinte siparin, ndërsa janarin e 2016-s e kishte lënë të hapur mundësinë e diskutimit mbi një “Top Gun 2”.

Top Channel