Makina del nga rruga, 5 të plagosur

24/05/2017 00:00

5 pjesëtarë të së njëjtës familje janë aksidentuar në afërsi të fshatit Zvezdë.

Automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga. Familja nga Cërriku po udhëtonte në drejtim të Greqisë, duke përshkuar rrugën dytësore Podgorie-Zëmblak. Në afërsi të Zëmblakut, në një kthesë të fortë, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë, shkak paraprak i këtij aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Top Channel