Kamëz, polici aksidenton 56-vjeçarin

23/05/2017 00:00

Rreth orës 21:45, në rrugën “Bulevardi Blu” të Kamzës, një mjet policie, me drejtues oficerin e policisë me iniciale S.H., ka përplasur shtetasin R.K., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ekspertët e qarkullimit rrugor dhe oficerët e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel