Ndërron jetë aktori që luajti James Bond

23/05/2017 00:00

Aktori i njohur, Sir Roger Moore, i njohur më së shumti për rolin e tij si James Bond, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Ka qenë familja e Sir Roger që ka konfirmuar këtë lajm të hidhur përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, duke sqaruar se shkaku i vdekjes ishte sëmundja e kancerit.

Në deklaratën e bërë nga fëmijët e tij, thuhej: “Faleminderit që ke qenë vetëvetja dhe që ke qenë shumë i veçantë për shumë njerëz. Me dhimbje të thellë, lajmërojmë ndarjen nga jeta të babait tonë, Sir Roger Moore, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme. Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo dhimbje”.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel