“Indy 500”, piloti grabitet pasi siguroi “pole position”

23/05/2017 00:00

Piloti nga Zelanda e Re, Scott Dixon fitoi “pole position” në garën “Indianapolis 500”, ku do të garojë edhe Fernando Alonso. Por ai nuk iu gëzua plotësisht këtij suksesi, pasi pak orë më vonë u bë prè në një tentativë grabitjeje.

Gjithçka ndodhi në restorantin “Taco Bell”, kur dy persona iu afruan dhe, duke i treguar armën, i kërkuan Dixonit portofolin dhe telefonin.

Piloti i dha portofolin e bashkëshortes së tij, duke qenë se të tijin nuk e kishte me vete.

Policia kontrolloi kamerat e sigurisë në “Taco Bell” dhe shumë shpejt arriti të identifikojë të dyshuarit e këtij akti të dënueshëm.

Top Channel