Indianapolis 500, Alonso nis garën nga vendi i pestë

22/05/2017 00:00

Fernando Alonso bën një tjetër paraqitje të shkëlqyer në provat e Indianapolis 500.

Piloti spanjoll, debutues në këtë eveniment dhe që do të garojë me skuadrën Andretti Autosport, shënoi kohën e 5 më të mirë, që do të thotë se ai do të niset nga vija e dytë e startit të garës. Piloti spanjoll i McLaren Honda, që një ditë më parë kishte mundur të kualifikohej në “Fast Nine”, regjistroi shpejtësinë 372.2 km/h, një rezultat ky mëse i kënaqshëm.

Ai që arriti të fitojë pole positon ishte Scott Dixon, me një shpejtësi mesatare prej 373.6 km/h. Në vendin e dytë u rendit Ed Carpenter, me 372.8 km/h, ndërsa i treti u pozicionua Alexander Rossi me 372.5 km/h, duke lënë pas Takuma Saton që doli i katërti, edhe pse japonezi në dy raste u përplas me muret mbrojtëse për shkak të kushteve jo shumë të mira të motit.

Top Channel