Mos luaj me një luan deti (VIDEO)

22/05/2017 00:00

Një vajzë e vogël u tmerrua kur një luan deti e tërhoqi drejt ujit, teksa ajo ishte ulur në mol.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në Steveston Fisherman’s Wharf në Kanada, teksa turistët po shihnin kafshën e detit që kërkonte peshk.

Pamjet tregojnë njerëzit që qeshnin teksa luani i detit notonte në ujë. Në një moment kafsha kërcen drejt vajzës së vogël e cila ishte ulur në mol për të bërë një foto. Në fakt ajo po shihte luanin e detit në ujë, dhe mendoj se kafsha ishte lozanjare, para se të ulej në cep. Por ajo tërhoqi vajzën në ujë.

Njerëzit u trembën dhe filluan të bërtisnin, teksa një burrë, i cil mendohet të jetë i afërm i saj, kërceu menjëherë në ujë në port për ta shpëtuar.

Luani i detit nuk u rishfaq derisa vajza u largua me të afërmit e saj.

Top Channel