Dush me shampanjë në konferencë shtypi (Video)

22/05/2017 00:00

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane bëri një dush me shampanjë gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes së fituar nga skuadra e tij ndaj Malagës.

Duke festuar fitoren e titullit kampion, Marcelo, Morata, Lucas, Danilo dhe Casemiro hynë në sallën e konferencave për shtyp duke kënduar dhe lagën me shampanjë trajnerin e tyre.

Real Madrid mundi 0-2 Malagën në “La Rosaleda” dhe fitoi titullin e 33-të kampion në histori, duke lënë Barcelonën tre pikë mbrapa në renditjen përfundimtare.

Top Channel