Partizani mposht pa probleme Korabin

21/05/2017 00:00

Ndonse llogaritë me titullin u mbyllën dje në Kukës, Partizani mposhti sot Korabin 3-0 dhe mori vendin e dytë të renditjes, ndonse me pikë të barabarta me Skënderbeun.

Pikërisht vendi i dytë i renditjes do të jetë i vetmi motiv i ndeshjes midis Skënderbeut dhe Partizanit, javën e ardhshme në Korçë.

Kjo ishte një ndeshje jo e  vështirë për Partizanin, sepse Korabi, prej javësh ka humbur edhe shpresat matematikore për të qëndruar në Superligë dhe luan vetëm për të respektuar kampionatin.

“Demat e kuq” shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Cetkoviç dhe Ekuban, ndërsa Krasniqi shënoi golin e fundit të takimit.

Top Channel