Mbyllet Premier League, Liverpool në Champions

21/05/2017 00:00

Liverpool fitoi garën e vetme që kishte mbetur për javën e fundit të kampionatit anglez, atë ndaj Arsenal për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

“The Reds” mposhtën me rezultatin 3-0 Middlesbrough dhe u renditën në vendin e katërt, një pikë më tepër se Arsenal.

Topçinjtë e Venger mposhtën me rezultatin 3-1 Evertonin, në një takim ku luajtën për rreth 80 minuta me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Koscielny.

Chelsea i Antonio Contes arriti në kuotën e 30 fitoreve sezonale, pasi mposhti Sunderland-in me përmbysje, 3-1.

Fitore me vlera statistikore, në këtë javë të fundit, arritën edhe dy Manchesterët dhe Tottenham.

Top Channel