MotoGP, Rossi gabon në fund; Vinales fiton në Francë

21/05/2017 14:50

Çmimi i Madh i Francës në MotoGP u shënjua nga dueli i motorëve Yamaha. Maverick Vinales ishte fituesi i garës së zhvilluar në pistën e Lë Manshit, aty ku dueloi deri në xhiron e fundit me shokun e skuadrës, Valentino Rossi.

Italiani mori kryesimin 4 xhiro nga fundi, por u parakalua sërish nga spanjolli. Gjatë tentativës për të marrë kryesimin, Rossi u rrëzua në kthesat e fundit, duke liruar dy vendet e mbetura në podium për Zarco dhe Pedrosa.

Edhe kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez u rrëzua gjatë kësaj gare, duke e bërë edhe më të vështirë ruajtjen e titullit në MotoGP.

Kjo e Maverick Vinales ishte fitorja e 500 e motorit Yamaha në MotoGP.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel