U bë e famshme duke interpretuar CJ Parker në serialin “Baywatch”, por Pamela Anderson ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë nga ajo kohë.

Bjondja nuk njihej fare kur u paraqit në premierën e filmit “120 Beats Per Minute”, në Festivalin e Kanës, ditën e shtunë.

49-vjeçarja dukej shumë ndryshe me flokët e lëpira mbrapa dhe me mollëza pak më të fryra se zakonisht.

Së shpejti do të shfaqet edhe premiera e filmit “Baywatch”, një përshtatje e serialit të NBC-së. Rolin që interpretonte Pamela Anderson në serial do e luajë Kelly Rohrbach.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel