Dasma mbretërore e Pippa Middleton

20/05/2017 00:00

Shumë të ftuar, mes të cilëve duka dhe dukesha e Kembrixhit, morën pjesë në dasmën e Pippa Middleton dhe James Matthews.

33-vjeçarja Middleton, që është motra më e vogël e Dukeshës, u martua me 41-vjeçarin Matthews në kishën e Shën Markut në Englefield. Nusja, shoqërohej nga babai i saj, Michael ndërsa hynte në kishë.

Përreth saj, ishin marrë masa të ashpra sigurie me banorët vendas të cilëve u ishte kërkuar të mbanin kartat e identitetit me vete dhe të mos flisnin me shtypin. Princi Harry, Princesha Evgjeni dhe Roger Federer me bashkëshorten Mirka, ishin mes të ftuarve të tjerë në kishë.

Pippa kishte veshur një fustan të Giles Deacon, shoqëruar me një vello të Steven Johnson, një kurorë të Maidenhair Fern dhe këpucë të argjendta Manolo Blahnik. David Emanuel, që stiloi fustanin e martesës së princeshës Diana dhe të tjerë ekspertë të modës, e cilësuan imazhin e saj, të thjeshtë dhe të bukur.

Nipi dhe mbesa e nuses, Princi George dhe princesha Charlotte, ishin djali dhe vajza e luleve. Pas ceremonisë në kishë, të ftuarit morën pjesë në një ceremoni private në shtëpinë e familjes Middleton.

Top Channel