Tensione në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, Salihi grisi kartonin e kuq

20/05/2017 00:00

Nuk mund të mbyllej lehtë një ndeshje që vendos titullin në Kategorinë Superiore.

Kukësi-Skënderbeu ishte mbërthyer në rezultatin minimal 1-0 në favor të vendësve, kur në fushë nisi tensioni mes lojtarëve të Skënderbeut dhe arbitrit Enea Jorgji.

Skënderbeu mbeti me një lojtar me pak në fillimin e takimit, kur Pejic po shkonte i vetëm me portierin dhe u ndal nga Mici. Jorgji e ndëshkoi me të kuqe lojtarin korçar. Kukësi kaloi në avantazh me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Pejic.

Por me nisjen e pjesës së dytë, Jorgji u bë sërish protagonist. Korçarët pretendojnë për një 11-metërsh, por Jorgji nuk mendon kështu dhe ndëshkon edhe me kartonin e kuq Osmanin. Në tension e sipër Salihi i gris kartonin e kuq gjyqtarit.

Kjo ndeshje u vulos në minutat e shtesës, kur Pejic realizoi edhe golin e dytë për Kukësin. Për herë të parë në Shqipëri, Kukësi shpallet kampion.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel