Lamtumira e një legjende!

20/05/2017 00:00

Bayern Munchen nuk do të ketë më në fushën e lojës kapitenin Philipp Lahm, tashmë ai do të bëjë pjesë tek legjendat e klubit.

Edhe pse 33 vjeç, Philipp Lahm e ka mbyllur karrierën e tij në futbollin e luajtur dhe ndeshja e fundit ishte ajo e kësaj të shtune, ku Bayerni luajti ndaj Freiburgut, fitoi 4-1 dhe ngriti trofeun e kampionatit, të cilin e kishte siguruar javë më parë. Lahm, përveç dy sezoneve i huazuar te Stuttgart, pjesën tjetër të karrierës ka qenë pjesë e kampionëve të Gjermanisë. Në total, Lahm ka zhvilluar 651 ndeshje dhe ka arritur të realizoje 22 gola edhe pse mbrojtës.

Por nuk ishte vetëm Philipp Lahm, ai që do t’i “varë këpucën në gozhdë” pas këtij takimi, por edhe spanjolli Xabi Alonso, si dhe portieri Tom Starke e mbyllën përfundimisht karrierën e tyre.

Në takimin ndaj Freiburgut, Bayerni fitoi 4-1 dhe autorë të golave ishin Robben në pjesën e parë, si dhe Vidal, Ribery dhe në fund edhe i riu Kimmich.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel