Turi i 79 i çiklizmit, gara 882 km, edhe 12 ekipe të huaja

20/05/2017 00:00

Turi Çiklistik i Shqipërisë ngriti siparin e edicionit të 74 të tij. Për 4 ditë sportistët më të mirë të kësaj disipline do të masin forcat për të fituar këtë eveniment që për herë të parë bëhet pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Çiklizmit.

Risia tjetër e këtij evenimenti është se 12 skuadra të huaja nga Italia, Serbia, Belgjika apo Mali i Zi kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Turit të Shqipërisë që është ndër më të vjetrit në Europë.

Etapa e parë e këtij turi prej 882 km, është ajo Tiranë-Korçë që do të pasohet nga Korçë-Elbasan që rezulton të jetë edhe itinerari më i gjatë i këtij edicioni të Turit të Shqipërisë.

Turi i 74 Çiklistik i Shqipërisë do të mbyllet në 24 maj me etapën Sarandë-Fier, 169 km e gjatë.

Top Channel