Iran, Hassan Rohani drejt mandatit të dytë si President

20/05/2017 00:00

Hassan Rohani është zgjedhur për herë të dytë president i Iranit. Ka qënë ministri i Brendshëm në Teheran që ka bërë të ditur rezultatin.

Sipas rezultateve paraprake, Rohani ka marrë 56.3 % të 42 milionë votuesve, duke mundur konservatorin Ebrahim Raisi me 38.99%. Në këtë mënyrë konfirmohet edhe konsensusi popullor mbi marrëveshjen bërthamore të firmosur nga Rohani, që çoi në fundin e sanksioneve.

Kandidati tjetër konservator, Mostafa Mirsalim, ka marrë 1.14% të votave, ndërsa kandidati reformist Mostafa Haschemi Taba, që kishte ftuar mbështetësit e tij të votonin Rohanin, morri 0.53%.

Top Channel