“Bayern Munich s’ka shpresa për Verratin”

19/05/2017 00:00

Edhe pse ka ende kohë nga hapja zyrtare e merkatos së verës zërat për transferime të bujshme kanë kohë që kanë filluar.

Një prej tyre është edhe i mesfushorit italian, Marco Verratti, tek Bayern Munich, një lojtar që pëlqehet shumë edhe nga tekniku Carlo Ancelotti.

Por është pikërisht ky i fundit që i shuan edhe zërat për mbërritjen në Gjermani nga francezët e PSG të Marco Verratit.

“Ai është mirë kudo që të jetë, sepse është një lojtar i madh, edhe pse është i ri. Ka vetëm një problem: luan me PSG dhe ata s’kanë ndërmend që ta lëshojnë sepse nuk ka shumë mesfushorë të atij niveli”, ka deklaruan Ancelotti për Fox Sports.

Top Channel