Kryemadhi: Një shans për të gjithë, jo për një grusht të vogël njerëzish

19/05/2017 00:00

Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se LSI nuk ndalet në rrugën e saj për t’i dhënë shansin të gjithë shqiptarëve jo vetëm një grup njerëzish.

Ajo ka postuar një foto me një vogëlush ku shkruan se “Ditmari do një Shqipëri më të begatë.

“Mirëmëngjes miq!  Sot Shqipëria është më e qetë! Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë. Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie. Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël. Ditmari do një Shqipëri më të begatë!”, shkruan znj. Kryemadhi

Top Channel