Zgjedhjet në Iran, Rouhani kërkon mandatin e dytë

19/05/2017 00:00

Rreth 54 milionë iranianë do të kenë mundësi të votojnë sot, në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Presidenti aktual, Hassan Rouhani do të garojë për një mandat të dytë, kundër tre kandidatëve të tjerë, të mbetur në garë.

Rouhani është një klerik  i moderuar, 68 vjeçar, i cili negocioi një marrëveshje historike bërthamore, me fuqitë botërore në vitin 2015.

Sfiduesi i tij kryesor është Ibrahim Raisi, 56 vjeç, një klerik i vijës së ashpër dhe ish prokuror, i cili është i afërt edhe me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei. Dy kandidatët e tjerë janë, reformatori Mostafa Hashemitaba dhe një figurë ultra-konservative si Mostafa Mirsalim.

Kandidatët për presidentë duhet të fitojnë mbi 50% të votave, për t’u shpallur fitues, pasi në të kundërt do të zhvillohet një raund i dytë javën e ardhshme. Në Iran, që nga viti 1985, çdo president në detyrë, ka arritur të rizgjidhet. 

Top Channel