“Shfaqet” Manning, publikon imazhin e ri të saj

18/05/2017 00:00

Chelsea Manning ka publikuar një foto të saj. Ish-ushtari amerikan u lirua nga një burg ushtarak të martën.

Ajo, ose ish-ai, kaloi 7 vite të një dënimi 35-vjeçar në burg, pasi u shpall fajtor për dhënien e qindra e mijëra dokumenteve diplomatike dhe ushtarake “Wikileaks”-it.

Që nga lirimi i saj, ajo ka bërë disa postime në media sociale duke dokumentuar jetën e saj pas burgut, por në asnjë prej tyre nuk kishte treguar fytyrën.

“Ok, ja pra ku jam njerëz”, shkruante ajo, duke shtuar një “emoji” me fytyrë të qeshur dhe “hashtag”-un #HelloWorld.

Fotoja u publikua në “Instagram” dhe në “Twitter”.

Fotoja e hershme bardhezi, që tregonte Manning me flokë të gjata bjonde, ishte publikuar nga ushtria në vitin 2013, por në të vërtetë i takonte disa viteve më parë.

Top Channel