Messi e Suarez, “partnerë” edhe jashtë fushe

18/05/2017 00:00

Në familjet Messi dhe Suarez, tashmë nuk flitet vetëm për futboll.

E fejuara e sulmuesit argjentinas, Antonella Roccuzzo, dhe bashkëshortja e uruguajanit, Sofia Suarez përuruan dyqanin e tyre të këpucëve dhe aksesorëve të tjerë, në një prej zonave më prestigjioze të Barcelonës.

Dyqani do të jetë i furnizuar nga këpucë e aksesorë të stilistit argjentinas, Ricky Sarkany, i njohur për elegancën në dizenjot e tij për materialet femërore.

Në ceremoninë e përurimit të biznesit të Antonellës e Sofias, përveç Lionel Messit e Luis Suarez, ishin të pranishëm edhe një pjesë e futbollistëve të tjerë të Barcelonës, që ishin të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre.

Top Channel