Ndeshja “një miliard dollarëshe”, McGregor vs Mayweather

18/05/2017 00:00

Ende pa u formalizuar, u pagëzua si ndeshja “Një miliard dollarëshe” dhe ëndrra e çdo tifozi të ringut për të parë një luftë të vërtetë në kuadrat, shpeshherë duke shkelur rregullat.

Tashmë duket se përballja mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather është drejt finalizimit për një sfidë, e cila përball dy kategori të ndryshme luftëtarësh, por me dozë spektakli dhe adrenaline unike.

Presidenti i “UFC”-së, Dana White konfirmoi se irlandezi McGregor pranoi të firmosë për ndeshjen ndaj ish-fituesit të 5 titujve botërorë në boks, Floyd Mayweather. Një përplasje, që do të gjeneronte miliona dollarë mes dy sportistëve të njohur, ka nisur të diskutohet që prej tërheqjes së boksierit me ngjyrë në vitin 2015, me vet protagonistët që i kanë dhënë gjithnjë e më shumë hapësirë konfliktit verbal.

Por nuk është vetëm kaq. Prapa vendosjes në kafazin e ringut qëndron edhe një çek i majmë parash. Ndeshja e McGregor me Eddie Alvarez, në nëntor, tërhoqi 1.3 milionë shikues “pay per view” dhe grumbulloi 17 milionë dollarë vetëm nga biletat në “Madison Square Garden”, më shumë se çdo shfaqje tjetër boksi në vitin 2016.

Mayweather pritet të fitojë 100 milionë dollarë, pavarësisht rezultatit. Çerekmilioni më pak pritet të marrë McGregor, aftësitë e të cilit në artin marcial të përzier kanë spikatur në vitet e fundit.

Top Channel