SHBA, sulmon policin, kamera filmon ngjarjen

18/05/2017 00:00

Autoritetet amerikane në Kolorado publikuan pamjet e filmuara nga një kamera në trupin e një oficeri policie që hap zjarr ndaj një agresori të armatosur.

Në video shfaqet zëvendëssherifi i kontesë Douglas, Brad Proux, i cili heton përse një makinë ka ndaluar në buzë të rrugës. Nuk është ende e qartë pse, por pas pak çastesh, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si 25-vjeçari Deyon Marcus Rivas-Maestas del befas nga makina dhe sulmon oficerin e policisë me një armë zjarri, me të cilën tenton të godasë agjentin dhe jo të qëllojë kundër tij.

I menjëhershëm reagimi i oficeri Proux, i cili hap zjarr me shpejtësi, duke plagosur agresorin në krah. Mësohet se ky i fundit është paditur për agresionin ndaj oficerit të policisë, që sipas autoriteve mund të kishte qenë shumë më i rrezikshëm, nëse arma e zjarrit e Rivas-Maestas do të kishte qenë e mbushur.

Hetuesit thanë se për shkak të mbërritjes së agjentit, ai nuk pati kohë të mbushte armën dhe vendosi ta përdorte si një shkop për të goditur agjetin.

Top Channel