Atletikë, Tirana bëhet me gjysmëmaratonë

18/05/2017 00:00

Federata Shqiptare e Atletikës, së bashku me Bashkinë e Tiranës, kanë marrë zyrtarisht certifikatën për zhvillimin e gjysmëmaratonës për 5 vjet. E gjatë prej 21 km, ky eveniment do të mbahet pas disa muajsh.

Kjo garë, që është në përputhje të plotë me politikat e Bashkisë së Tiranës, është një mundësi e mire e argëtimit dhe ushtrimit të aktivitetit fizik nga qytetarët.  Në të njëjtën kohë, synohet që ky aktivitet të kthehet në një traditë në mënyrë që të zhvillohen akoma më shumë kapacitetet sportive në të ardhmen.

Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Atletikës, për garuesit në aktivitete sportive, në këtë gjysmëmaratonë kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç dhe nuk ka rëndësi nëse janë rezidentë apo jo në Shqipëri.

Ndërkohë, në datë 24 maj, në Elbasan do të zhvillohet Mitingu Ndërkombëtar Ballkanik e Evropian i Atletikës. Ky aktivitet do të zhvillohet në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe nën kujdesin e kryetarit të bashkisë, zotit Qazim Sejdini.

Top Channel