Apollo dhe Artemis shiten për 57 mln dollarë

17/05/2017 00:00

Dy diamante verbues, rozë dhe blu, në formë dardhe, janë blerë së bashku për më shumë se 57 milionë franga zvicerane apo rreth 57 milionë e gjysmë dollarë nga një blerës privat në ankandin e Sotheby’s në Gjenevë.

Shtëpia e ankandeve tha se gurët, Apollo dhe Artemis, janë deri më tani çifti më i rëndësishëm i vathëve që është ofruar ndonjëherë në shitje.

Ata iu ofruan blerësve ndarazi në shtëpinë e ankandeve në Gjenevë, por u blenë të dy nga i njëjti blerës.

Muajin e kaluar, një diamant ngjyrë rozë, 59.60 karatësh, u shit për një shifër rekord prej 71,2 milionë dollarësh në Hong Kong.

Top Channel