Tokio, “Maradona ‘86” del në ankand

17/05/2017 00:00

Pasioni për një kampion që nuk njeh kohë, siç është Diego Armando Maradona, nuk njeh kufij. Kjo do të vërtetohet në Tokio pas disa ditësh, ku fanella e veshur nga “El Pibe de Oro” në ndeshjen mes Argjentinës dhe Anglisë, në Botërorin e vitit 1986, do të shitet në një ankand.

Sipas asaj që publikohet tek “Il Mattino”, çmimi bazë mbi të cilin do të zhvillohet ky ankand është një milion euro.

Ai që e dha për ta shitur në ankand fanellën e legjendarit Maradona ishtë sipërmarrësi italian, Antonio Luise, që e kishte atë si pjesë të koleksionit të tij personal, ku kishte edhe sende të tjera të yllit të fubollit argjentinas.

Ndërsa fanella do të shitet në ankandin eTokios, pjesa tjetër e koleksionit të Luise do të  dalin në një ekspozitë në Itali gjatë një shfaqjeje publike.

Top Channel