Princesha lë kurorën

17/05/2017 00:00

Është gati të heqë dorë nga titulli mbretëror e çdo privilegj tjetër që i jep statusi i saj, për t’u martuar me njeriun e zemrës, një djalë të cilin e ka takuar 5 vite më parë në një restorant.

Princesha Mako e Japonisë, mbesa e perandorit Akihito dhe e bija e princit Akishino, do të lidhë kurorë me Kei Komuro, një student i porsadiplomuar.

Planifikimi i dasmës ka nisur tashmë. Vetëm se, në momentin e shkëmbimit të unazave, ashtu siç e dikton tradita japoneze, 25-vjeçarja do ta humbasë titullin e vet e do të kthehet në një shtetase të thjeshtë.

Komuro njihet ndryshe edhe si “princi i detit”, për shkak të pjesëmarrjes në disa spote publicitare dhe promovimit të turizmit në plazhet e prefekturave Shonan dhe Kanagaëa.

I pari në linjën e fronit mbretëror është aktualisht xhaxhai i Makos, Princi Naruhito. Pas tij vijnë me radhë babai i saj, Akishino, dhe vëllai i vogël. Përgatitjet për dasmën duket se do të kërkojnë kohë, pasi ngjarja do të jetë e mbushur me rituale, siç ndodh shpesh në dasmat japoneze, veçanërisht ato të rangut të lartë.

Ndryshe nga familja mbretërore në Angli e ato në vende të tjera europiane, perandori japonez dhe të afërmit e tij përgjithësisht preferojnë të mbeten larg syve të publikut, ndonëse udhëtojnë shpesh jashtë kufijve dhe marrin pjesë në shfaqje kulturore.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel